Home / Ekonomia / Ambasadorja Jiang Yu viziton kompanitë me investime kineze në Shqipëri

Ambasadorja Jiang Yu viziton kompanitë me investime kineze në Shqipëri

Kohët e fundit, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu dhe këshilltari tregtar Lian Gang. vizituan kompaninë e naftës “Bankers Petroleum”, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, kompaninë e sistemeve dhe aparaturave të telekomunikimit “CRTV-alb”, kompaninë e shërbimeve të naftës “Hilong”, si dhe kompani të tjera kineze në vend, për të mësuar mbi gjendjen e prodhimit dhe të menaxhimit në këto kompani dhe për t’i uruar punonjësit e tyre me rastin e Vitit të Ri.

Znj. Jiang Yu dhe z. Lian Gang biseduan me përfaqësuesit e kompanive, për t’u njohur nga afër me funksionimin e tyre, sigurinë e prodhimit, administrimin e brendshëm etj.

Ambasadorja Jiang u shpreh se Kina synon gjithmonë perspektivën e zhvillimit të hapur, me inovacion, gjithëpërfshirës dhe me përfitime të ndërsjella. Ajo i nxiti kompanitë kineze që të zhvillojnë bashkëpunim trepalësh, duke krijuar përfitime sa më të shumta për të gjitha palët.

Ambasadorja Jiang Yu i inkurajoi të gjithë që të shtojnë gjallërinë e inovacionit, të mbikëqyrin sistematikisht dhe me vendosmëri sigurinë në punë, të përmbushin përgjegjësitë shoqërore të kompanive dhe të realizojnë zhvillimin e përbashkët midis kompanive dhe rajoneve vendore ku ato operojnë.

Znj. Jiang Yu dhe z. Lian Gang dëgjuan edhe mendimet e propozimet e përfaqësuesve të kompanive mbi bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh ekonomiko-tregtar. /CRI/

Leave a Reply

Your email address will not be published.