Home / Politika / Basha në Angli në konferencën e konservatorëve britanikë

Basha në Angli në konferencën e konservatorëve britanikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të kryeministres Theresa May.

Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

Sipas njoftimit të PD,  forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.

Vizita e kryetarit të PD Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: