Politika

Meta thirrje politikës: Hapa seriozë për reformën, larg politizimit të skajshëm

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka bërë thirrje partive politike të ndërmarrin hapa seriozë për konstituimin e institucioneve të reja, që reforma në drejtësi të bëhet reale.

Ai ka marrë pjesë në Konferencën “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi”.

“I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i shtetit.

Meta tha më tej se çdo vonesë në konstituimin e institucioneve të reja sjell efekt negativë në të gjithë sistemin gjyqësor, dhe moskrijimi i tyre vonon dhe zgjidhjen e problematikës së shfaqur në plotësimin e trupës gjyqësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button