Opinion

Logjika e Trumpit mbi Jeruzalemin dhe pasojat e saj

Nga: Richard HAASS

Administrata e SHBA-së duket se beson se Arabia Saudite dhe qeveri të tjera arabe janë kaq të shqetësuar me kërcënimin e perceptuar nga Irani sa do të lënë mënjanë armiqësinë e tyre të vjetër ndaj Izraelit. Problemi është se prioriteti më i lartë i princit të ri të kurorës Saudite – konsolidimi i pushtetit të tij – mund ta shtyjë atë të refuzojë një rol paqebërësi.

Kanë kaluar 50 vjet që nga Lufta e Gjashtë Ditëve – konfliktit të qershorit 1967 që, më shumë se çdo ngjarje tjetër, vijon të përkufizojë rrugën pa krye mes Izraelit dhe Palestinës. Pasi luftimet u ndërprenë, Izraeli kontrolloi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jeruzalemin, përveç Gadishullit të Sinait dhe Lartësive Golan.

Pas në atë kohë, bota e pa këtë rezultat ushtarak si të përkohshëm. Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, themeli i asaj që u bë një zgjidhje diplomatike për problemin e palestinezëve pa shtetësi, u miratua pesë muaj pas përfundimit të luftës. Por, siç ndodh shpesh, ajo që filloi si e përkohshme vijoi gjatë.
Ky është konteksti në të cilin presidenti Donald Trump së fundmi deklaroi se Shtetet e Bashkuara njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Trump deklaroi se SHBA nuk po merrte një pozicion mbi statusin final të Jeruzalemit, përfshirë “kufijtë specifikë të sovranitetit të Izraelit”. Ai bëri të qartë se SHBA do të mbështesë një zgjidhje me dy shtete nëse kjo biet dakord me të dyja palët. Dhe ai zgjodhi që të mos e fillojë menjëherë ambasadën e SHBA nga Tel Avivi, edhe pse ai mund të kishte riemëruar thjeshtë atë që sot është konsullata e SHBA në Jeruzalem.

Tentativa për të ndryshuar politikën e SHBA ndërkohë që argumentohet se pak gjëra kanë ndryshuar nuk bindi shumë njerëz. Shumica e izraelitëve u kënaqën nga qëndrimi i ri i SHBA-së dhe shumica në botën arabe e më gjerë u zemëruan.

Arsyeja se pse Trump zgjodhi këtë moment për të bërë këtë veprim kjo është një çështje konjukture. Presidenti sugjeroi se ai thjeshtë po njihte realitetin dhe se dështimet politike të paraardhësve të tij për ta bërë këtë kanë dështuar të sjellin ndonjë lloj përfitimi politik. Kjo është e vërtetë, megjithëse arsyeja se pse diplomacia ka dështuar me kalimin e dekadave nuk ka fare të bëjë me politikën e SHBA-së kundrejt Jeruzalemit dhe ka shumë të bëjë me ndasitë mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe distancës së pozicioneve mes të dy palëve.

Të tjerë ia kanë atribuuar deklaratën e SHBA-së politikës së brendshme amerikane, një konkluzion i mbështetur nga fështimi i njëanshëm në deklaratën e SHBA-së për të kërkuar ndonjë lloj gjëje nga Izraeli në shkëmbim të saj (për shembull, kufizimin e ndërtimit të vendbanimeve) apo të ofrojë ndonjë gjë për Palestinezët (fjala vjen, mbështetjen e pretendimeve të tyre për Jeruzalemin). Megjithëse vendimi shkaktoi ca dhunë, kjo ngjan më shumë me një mundësi të humbur se sa me një krizë të krijuar.
Ajo që e bëri këtë deklaratë jo vetëm të debatueshme por potencialisht kundërprodhuese është se administrata e Trump ka shpenzuar një pjesë të madhe të vitit të saj të parë në hartimin e një plani për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë. Kjo deklaratë mundet ta dobësojë perspektivën sakq të kufizuar të këtij plani.

Se çfarë ka në mendje administrata Trump për t’i dhënë të tjerëve dhe Arabisë Saudite në veçanti, kjo është një rol qëndror në paqebërje. Baza për këtë këndvështrim është se Arabia Saudite dhe qeveritë e tjera arabe janë më shumë të shqetësuara për kërcënimin e perceptuar nga Irani se sa nga çdo gjë që lidhet me Izraelin. Si rrjedhojë, supozohet se ata janë të gatshëm të vënë mënjanë armiqësinë e tyre të vjetër ndaj Izraelit, një vend që në përgjithësi ka një mendim të përbashkët me ta mbi Iranin.
Progresi në çështjen Izrael-Palestinë mund të krijojë një kontekst politik në botën arabe e cila mund t’i lejojë ata të bëjnë ekzaktësisht këtë gjë. Shpresa në administratën Trump është se sauditët mund të përdorin burimet e tyre financiare për të detyruar palestinezët të bien dakord për të arritur paqen me Izraelin me kushtet që Izraeli është i gatshëm të pranojë.

Problemi është se i vetmi plan me të cilin qeveria e Izraelit ka gjasa do të pranojë ofertën e palestinezëve përmban shumë më pak nga çfarë palestinezët kanë kërkuar historikisht. Nëse është kështu, udhëheqësit palestinezë mund të vendosin vetë se është më e mirë të thonë jo se sa të firmosin një plan që me siguri do të zhgënjejë shumë nga njerëzit e tyre dhe do t’i lërë ata të dobët përballë Hamasit dhe grupeve të tjera radikale.

Edhe vetë sauditët mund të ngurrojnë të lidhen me një plan që shumë do ta konsiderojnë si shitje. Prioriteti kryesor i udhëheqësisë së re saudite nën Princin e Kurorës Mohammed bin Salman është të konsolidojë pushtetin, gjë që princi po e bën këtë duke e lidhur veten me një përpjekje për të luftuar korrupsionin në mbretëri dhe duke ndjekur politikë të jashtme nacionaliste dhe anti-iraniane.

Por asnjëra nga këto taktika nuk po ecën tërëësisht sipas planit. Përpjekja antikorrupsion, ndonëse deri tani është popullore, rrezikon të njolloset nga përndjekja selektive e shkelësve (gjë që sugjeron se lidhet më shumë me pushtetin se sa me reformën) dhe nga raportet mbi stilin e jetesës së vetë princit të kurorrës. Dhe përpjekjet anti-Iraniane po bëhen të pandashme me atë që po bëhet një luftë jopopullore në Jemen dhe turpërimet diplomatike në Liban dhe Katar. Ndërkohë, planet ambicioze për reformimin e vendit po rezultojnë më të lehta për t’u konceptuar se sa për t’u zbatuar dhe me siguri do të krijojnë pakënaqësi mes elementëve konservatorë.

Problemi për Trump dhe Jared Kushner, dhëndri i tij i cili udhëheq politikën e SHBA-së në këtë zonë, është se sauditët ka gjasa do të rezultojnë shumë më pak partner diplomatik nga sa ka shpresuar Shtëpia e Bardhë. Nëse princi i ri i kurorës është i shqetësuar mbi pozicionin politik të brendshëm, ai do të ngurrojë të qëndrojë krah më krah me një president të Amerikës që shihet aq pranë me Izraelin sa nuk është i gatshëm të plotësojë as kërkesat minimale të Palestinezëve për shtet.

E gjitha kjo na sjell ne pas në Jeruzalem. Trump ka argumentuar se njohja e qytetit si kryeqytet i Izraelit është një “hap i vonuar me tepri për të përparuar në procesin e paqes dhe për të punuar drejt marrëveshjes finale.” Gjithnjë e më shumë duket se lëvizja e Trumpit do të ketë ekzaktësisht efektin e kundërt.

Project Syndicate

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button