Home / Bota / Brexit – Kёtej e tutje do tё jetё e vёshtirё

Brexit – Kёtej e tutje do tё jetё e vёshtirё

Kryetarёt e qeverive dhe tё shteteve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё dhanё sinjalin pёr vazhdimin e negociatave tё Brexit. Merkel paralajmёron pёr mё shumё probleme nё fazёn e dytё dhe shpreson tё ruhet uniteti.

Nё konferencёn e pёrfundimtare tё shtypit nё samitin e BE-sё nё Bruksel Angela Merkel dhe Emmanuel Macron dhanё njё sinjal pёr tё pёrbashkёtat gjermano-franceze. Tё dy synojnё nё radhё t ёparё reformёn e shpallur tё Eurozonёs, njё projekt prioritar politik i presidentit francez. Por kancelarja dhe presidenti nuk i shmangen dot temёs sё Brexit-it. Edhe vitin e ardhshёm kjo temё do tё kushtojё energji dhe kohё BE-sё me 27 anёtarё, edhe pse vendet e mёdha anёtare kёtё e konsiderojnё si njё shmangie prej problemeve tё mirёfillta tё sё ardhmes.

Tani nis faza mё e vёshtirё

Vendimi formal pёr vazhdimin e bisedimeve tё Brexit “ёshtё njё hap pёrpara”, thotё kancelarja, por tani nis edhe pjesa mё e vёshtirё e punёs. Deri tani vendet anёtare kanё bashkёpunuar mjaft mirё, dhe ajo shpreson – tha kancelarja – qё “edhe nё tё ardhmen tё ruhet ky unitet”. Ajo nuk ak asnjё iluzion, se sapo tё dalin nё pah interesat kombёtare ekonomike nё raport me Britaninё e Madhe, uniteti mund tё rrezikohet.  Diplomatёt e BE-sё qysh pёrpara takimit u shprehёn, se ky ёshtё “samiti i fundit i lehtё” lidhur me Brexit-in.

Edhe presidenti francez theksoi, se sa i rёndёsishёm ёshtё bashkёpunimi nё BE nё kёto bisedime. Ai vuri nё dukje, se beson, qё metoda e deritanishme ia ka vlejtur: Bisedimet do tё zhvillohen me etapa tё veҁanta dhe me afate. “Eshtё e rёndёsishme qё tё mbrohen rregullat e bashkёsisё”, tha Emmanuel Macron. Njё synim ky qё ka prioritet tё lartё edhe pёr kancelaren gjermane, Tregu i brendshёm dhe liritё qё lidhen me tё duhet tё mbrohen pa asnjё kufizim, theskoi Merkel. Edhe presidenti i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker tёrheq vёmendjen, qё bisedimet e ndёrlikara tё divorsit gjatё Brexit-it do tё jenё “shumё mё tё vёshtira”.

Nё Bruksel nё samitin e fundvitit pas suksesit tё pjesshёm lidhur me temёn Brexit tё javёve tё kaluara nuk pati ndonjё lehtёsim. Gjatё vitit 2018 Brexit do tё ofrojё shumё mё tepёr lёndё konflikti se deri mё sot.

Leave a Reply

%d bloggers like this: