Home / Bota / Arrihet koalicioni qeverisës mes së djathtës dhe ekstremit të djathtë

Arrihet koalicioni qeverisës mes së djathtës dhe ekstremit të djathtë

Konservatori Sebastian Kurz dhe partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ) njoftuan sor për arritjen e një koalicioni qeverisës duke i hapur dyert e Kancelarisë liderit të ri kristian-demokrat dhe vulosur kthimin e ekstremit të djathtë në qeveri.

“Arritëm një koalicion qeverisës për pesë vitet e ardhshme”, njoftoi Kurz, duke folur në krah të kreut të FPO-së, Heinz-Christian Strache pas ditës së fundit të negociatave.

“Zgjedhësit na dhanë një mandat të qartë për të marrë në dorë shqetësimet e tyre, kryesisht në fushën e sigurisë”, shtoi Strache.

Dekretimi i qeverisë së re nga presidenti i Republikës, Alexander Van der Bellen është parashikuar për të hënën, pas ratifikimit zyrtar të paktit të koalicionit nga dy partitë ditën e shtunë.

Negociatat nisën pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 tetorit, që u mbyllën me fitoren e partisë konservatore OVP.

FPÖ kishte qeverisur edhe më parë me konservatorët nga viti 2000 deri në 2007, ku ardhja e tyre në pushtet çoi në miratimin për disa muaj të sanksioneve evropiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: