Home / Ekonomia / BERZH dhe BE mbështetje projekteve strategjike në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë

BERZH dhe BE mbështetje projekteve strategjike në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) do të përmirësojnë më shumë lidhjet e transportit në Ballkanin Perëndimor që janë thelbësore për zhvillimin e konkurencës si dhe të ekonomisë së gjelbërt dhe të integruar të rajonit, sipas ”The Financial” (finchannel.com).

BE-ja do të investojë 123 milionë euro për përmirësime të konsiderueshme të hekurudhave në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Këto fonde, investimet shtesë nga BERZH-i dhe të partnerëve të tjerëpritet të rrisin ndjeshëm tregtinë si me BE-në ashtu edhe brenda rajonit.

”Njëkohësisht, ato do të kenë një impakt pozitiv dhe të prekshëm për jetët e njerëzve duke krijuar udhëtime më të shkurtra dhe duke rritur sigurinëhekurudhore”, sipas BERZH-it.

BERZH-i ka vënë në dispozicion 190,5 milionë euro hua për këto projekte, që mbështeten gjithashtu nga kontribute të tjera që vijnë nga tre qeveritëpërfituese, nga Banka Evropiane për Investim si dhe nga donatorë të tjerëdypalësh që i bashkojnë burimet e tyre nëpërmjet Strukturës sëInvestimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri, investimet do të ndihmojnë për modernizimin e linjës hekurudhore që lidh kryeqytetin Tiranë me Durrësin, ku gjendet edhe porti më i madh i vendit. Këto investime do të sigurojnë edhe financimin e një linje të re hekurudhore nga Terminali i Transportit Publik në Tiranë deri në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Infrastruktura ekzistuese ka nevojë urgjente për modernizim dhe linjat e reja do të lejojnë trenat të udhëtojnë me të paktën dyfishin e shpejtësisë që kanë sot duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit si edhe duke rritur sigurinë nëpërmjet një sistemi modern sinjalistike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: