Home / Ekonomia / Salim e Bankës Botërore: Implikimet fiskale të PPP-ve nuk janë përfshirë plotësisht në buxhet

Salim e Bankës Botërore: Implikimet fiskale të PPP-ve nuk janë përfshirë plotësisht në buxhet

Informacioni i ofruar deri tani nuk është i mjaftueshëm për të gjykuar sesi këto projekte do të mbështesin strategjitë sektoriale të vendit, për kostot dhe përfitimet nga investimet e propozuara, si dhe implikimet afatgjata në buxhet dhe borxh.

Përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, tha në një prononcim të posaçëm për Monitor se aktualisht, Shqipëria ka rreth 200 kontrata për koncesione dhe PPP, dhe për një pjesë të tyre. Sipas saj, disa prej këtyre kontratave paraqesin një mundësi të humbur për përdorimin efikas të kapitalit privat, ofrimin e shërbimeve publike apo të shpenzimeve buxhetore. Salim tha se, relacioni i buxhetit për vitin 2018, i publikuar së fundmi, përfshin qëllimin e Qeverisë Shqiptare për investime të mëdha publike përmes PPP-ve, me fokus në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, por megjithatë informacioni i ofruar deri tani nuk është i mjaftueshëm për të gjykuar sesi këto projekte do të mbështesin strategjitë sektoriale të vendit, për kostot dhe përfitimet nga investimet e propozuara, si dhe implikimet afatgjata në buxhet dhe borxh.

Ajo tha se, kontratat e PPP-ve krijojnë detyrime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për qeverinë. Vlerësimi dhe bërja publike e këtyre detyrimeve është një hap i rëndësishëm për menaxhimin e ndonjë rreziku të mundshëm fiskal. Aktualisht, implikimet fiskale të PPP-ve nuk përfshihen plotësisht në dokumentet e buxhetit, pasqyrat financiare apo raportet statistikore.

Cili është qëndrimi i Bankës Botërore në lidhje me projektin e investimeve me PPP, “One Billion”?

Banka Botërore beson se principet mbi të cilat bazohet Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, përgatitur nga Qeveria Shqiptare, si transparenca, buxhetimi, kontabilizimi, monitorim dhe përgjegjshmëria në lidhje me investimet publike, përfshin edhe PPP-të.

PPP mund të jenë mënyra financimi me përparësi në një numër rastesh: ato kombinojnë kapitalin dhe ekspertizën e sektorit privat për të ofruar shërbime më efikase publike. Megjithatë, PPP-të duhet të hartohen të tilla që të krijojnë incentivat e duhura për të bërë bashkë përfitimin e operatorit privat me interesin publik. Pra në këtë rast, një faktor i rëndësishëm është kapaciteti i qeverisë për të vlerësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe mundësitë fiskale për këto projekte (duke mbajtur parasysh ndërkohë detyrimet e qeverisë dhe rreziqet fiskale).
Aktualisht, Shqipëria ka rreth 200 kontrata për koncesione dhe PPP, dhe për një pjesë të tyre, përzgjedhja dhe monitorimi nuk ka qenë në shkallë të njëjtë me atë të investimeve publike tradicionale.

Kjo ka bërë që disa prej këtyre kontratave të paraqesin një mundësi të humbur për përdorimin efikas të kapitalit privat, ofrimin e shërbimeve publike apo të shpenzimeve buxhetore. Një hap fillestar i duhur për përmirësimin e kapaciteteve për të zhvilluar dhe për të menaxhuar PPP-të do të ishte integrimi i plotë i tyre në procesin e planifikimit dhe selektimit të investimeve publike, forcimi i marrëdhënieve ndërinstitucionale për t’u siguruar që Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në gjendje të mbrojë financat publike nga kosto dhe risqe fiskale të paqëndrueshme. Ka vend gjithashtu për të forcuar kuadrin ligjor dhe rregullator që do të siguronte konkurrencë dhe transparencë, duke bërë publike kontratat e PPP-ve, përfshirë pasqyrat financiare dhe statistikat fiskale në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne mirëpresim masat e qeverisë për të forcuar menaxhimin e PPP-ve, si në kuadrin ligjor ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve për të vlerësuar siç duhet si përparësitë, ashtu edhe rreziqet që mund të vijnë prej tyre.

Sa e ndikon kjo paketë stabilitetin fiskal të vendit?

Relacioni i buxhetit për vitin 2018, i publikuar së fundmi, përfshin qëllimin e qeverisë shqiptare për investime të mëdha publike përmes PPP-ve, me fokus në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim. Megjithatë informacioni i ofruar deri tani nuk është i mjaftueshëm për të gjykuar sesi këto projekte do të mbështesin strategjitë sektoriale të vendit, për kostot dhe përfitimet nga investimet e propozuara, si dhe implikimet afatgjata në buxhet dhe borxh.

A duhet kontabilizuar vlera e investimeve me PPP në borxhin publik?

Kontratat e PPP-ve krijojnë detyrime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për qeverinë. Vlerësimi dhe bërja publike e këtyre detyrimeve është një hap i rëndësishëm për menaxhimin e ndonjë rreziku të mundshëm fiskal. Aktualisht, implikimet fiskale të PPP-ve nuk përfshihen plotësisht në dokumentet e buxhetit, pasqyrat financiare apo raportet statistikore.
Autoritetet janë angazhuar ndërkohë të përmirësojnë aksesin dhe cilësinë e informacionit mbi PPP-të, si dhe aplikimin e standardeve ndërkombëtare siç janë Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSOS) apo të Sistemit Europian të Kontabilitetit (ESA 2010).
Ne do ta nxisnim qeverinë të aplikonte sa më shpejt këto standarde, sepse ato ndihmojnë në një vendimmarrje sa më të mirë, si dhe ndihmojnë arritjen e objektivit madhor të stabilitetit makro dhe fiskal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.