Home / Politika / Johannes Hahn: 2018-ta vit shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Johannes Hahn: 2018-ta vit shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, zhvilluan një takim zyrtar në Athinë, ku diskutuan për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, në veçanti për politikat e zgjerimit lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sipas agenzianova.com.

”Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi komisioneri për Zgjerimin e unionit, Johannes Hahn”, në një fjalim në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP), sipas ANA-MPA.

“2018-ta do të jetë një vit i rëndësishëm dhe një mundësi për të zhvilluar më tej procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Hahn.

”Bashkimi Evropian ka nevojë për një rifillim të procesit të zgjerimit duke bindur vendet kandidate dhe ato anëtare se integrimi evropian është në interes të të dyja palëve”, theksoi ai.

Hahn përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët. “Ne nuk e duam një gjë të tillë. Ky është një leksion nga e kaluara”, deklaroi Hahn. Pa dhënë hollësi, ai shtoi se KE do të njoftonte shkurtin e ardhshëm strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.