Politika

Kryeministri Rama në Bruskel: Mogherini pret kryeministrat e BP-së, mbështetje për integrimin

Kryeministri Edi Rama sot do të jetë Bruksel. Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashme dhe Politikën e Sigurisë/zëvendëspresidente e Komisionit Evropian ka ftuar sot kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor në një takim jozyrtar në Bruksel, ditën e hënë më 18 dhjetor.

Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do tu ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.

Bashkimi Evropian mbetet i vendosur në angazhimin e BE në rajon dhe të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në hedhjen e hapave të nevojshëm që e bëjnë të pakthyeshëm progresin drejt BE-së.

Në njoftimin nga Zyra e Mogherinit, theksohet se në këtë takim, që është i treti i këtij lloji në vitin 2017, “do të diskutohet për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën për vitin 2018, vit i cili partnerëve në rajon do tu ofrojë një mundësi unike për avancim në rrugën integruese të BE-së”.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar për forcimin e angazhimit të BE-së me rajonin dhe për të siguruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i ndërmarrin hapat e domosdoshëm, që progresin e tyre kah BE-ja ta bëjnë të pakthyeshëm”, thuhet në fund të njoftimit.

Siç bëhet e ditur nga Brukseli praninë e kanë konfirmuar kryeministri shqiptar Edi Rama, ai kosovar Ramush Haradina, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, dhe i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button