Kosova

Këto janë temat që pritet të diskutohen sot në Bruksel

Marrëdhëniet në rajon dhe vazhdimi i integrimit evropian janë temat kryesore që do të zhvillohen sonte në mbrëmje, në Bruksel, gjatë një darke pune në mes të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në këtë takim jozyrtar, Serbia do përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiq.

Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, Mogherini dhe Brnabiq, sipas paralajmërimeve të medieve serbe, do të flasin për ngjarjet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për vitin 2018.

Kështu, sipas këtyre medieve sot do të diskutohet edhe për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo pasi, raundi i ri i dialogut, i cili është ngritur në nivel presidencial, ende nuk është caktuar.

Ndryshe, në këtë takim do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se do diskutojë me zyrtarët e BE-së për liberalizimin e vizave dhe për këtë pret lajme të mira.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button