Teknologji

Samsung Galaxy S6 vs. modelet e mëparshme në dizajn

samsung-galaxy-s6-vs-modelet-e-m-euml-parshme-n-euml-dizajn_hdEdhe pse fableti i ri i Samsung, Galaxy Note 4 ende nuk është paraqitur nëpër dyqane për shitje, ka të tjerë që janë të pangopur me risitë e kompanisë, dhe po e presin pasardhësin e Galaxy S5.

Deri më tani, modeli i ardhshëm i telefonit të mençur të Samsung është paraqitur në shumë koncepte, duke përfshirë edhe atë që e krahason modelin e ri të Samsung, S6 me modelet e mëparshme të telefonave të kësaj linje.

Koncepti i S6 i krijuar nga Tobias Hornof paraqet telefonin e ardhshëm të Samsung në një formë pak më të rrumbullakët, ndërsa sipas këtij dizajni, Galaxy S6 është më i madh sesa versionet e mëparshme të telefonave Galaxy.

Siç shihet nga dizajni, Galaxy S6 duket shumë i hollë, me skaje dhe korniza të metalta. Në këtë koncept, shihet se Samsung Galaxy S6 është edhe butoni Home, si dhe dëgjueset e telefonit në pjesën e pasme poshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button