Kronika

Dhuna e PD- LSI kundër Kuvendit, nisin hetimet, policia rrethon vendngjarjen

Dhuna e PD- LSI ndaj Kuvendit la detyruar policinë të rrethojë zonën për mbledhjen e provave. Pak minua më parë, pas shpërndarjes së protestuesve, policia e Tiranës ka rrethuar zonën e protestës dhe ka filluar mbledhjen e provave për personat që dhunuan policinë, tentuan të hyjnë me dhunë në Kuvend. Protestuesit u nxitën për të uzurpuar Kuvendin nga bashkëshortja e Presaidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, si dhe nga deputetja e PD, Grida Duma. Policia po ashtu po idenmtifikon edhe personat të cilët qëlluan Parlamentin me tymuese nga selia e PD, duke vënë në rrezik deri dhe jetën e grupeve të xhirimit që ndiqnin seancën, për shkak të asfiksisë nga tymrat.
PD- LSI u përfshinë në akte dhune edhe brenda në Kuvend. Deputetë të PD sulmuan me bomba tymuese trupën qeveritare, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, si dhe Kryeprokuroren, e cila po betohej. Skenat e dhunës ishin nga më të rëndat për Kuvendin e Shqipërisë, dhe një kopje e skenarit të Vetëvendosjes në Prishtinë që sulmonte Kuvendin me bomba tymuese. Policia pritet të nis hetimet edhe për dhunën brenda Kuvendit.

SHBA: Eshtë raportuar për raste dhune

Nderkaq edhe ambasada e SHBA-së informoi qytetarët amerikanë se demonstrimet para ndërtesës së Parlamentit në Tiranë vazhdojnë dhe se eshtë raportuar për raste dhune.

“Ju lutemi të monitoroni raportimet e medias për ndryshimet e kohës dhe të vendndodhjes dhe rregulloni planet sipas nevojës. Ambasada e SHBA nuk është e vetëdijshme për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve ose interesave të SHBA. Ambasada u kujton qytetarëve të SH.B.A.-së se edhe demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha që synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime. Shmangni fushat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet e mëdha hyrëse në qytetin në të cilin ndodhin. Demonstratat në një qytet kanë potencial për të udhëhequr në mitingje apo demonstrata të tjera publike në vende të tjera të qytetit dhe vendit. Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë; mbeteni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, duke përfshirë ngjarjet lokale; dhe të monitorojnë stacionet lokale të lajmeve për përditësime. Ruajtja e një niveli të lartë të vigjilencës dhe marrja e hapave të duhur për të rritur sigurinë tuaj personale dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve lokale. Qytetarët e SH.B.A.-së duhet të shmangin zonat e demonstratave dhe të tregojnë kujdes nëse ndodhen në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protesta apo demonstrime. Edhe demonstratat që synojnë të jenë paqësore, mund të kthehen në konfrontime dhe të shkallëzohen në dhunë”, thuhet ne njoftimin e ambasades.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button