Politika

Berisha sulmon Lu-në dhe Vlahutinin: Sillen si ambasadorë të Ramës në SHBA e BE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj ambasadorëve të SHBA-BE. Duke iu referuar qëndrimit për zgjedhjen e kryeprokurorit, por edhe për tema të tjera, ish-lideri i PD, deklaroi se Donald Lu dhe Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Ramës.

Në një intervistë në OraNews, Berisha deklaroi se dy ambasadorët kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje të Ramës

“Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje”, tha Berisha

Sulmit të Berishës nuk i shpëton as Arvizu: Ka bërë postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën

Ish-kryeministri sulmoi edhe pasardhësin e ambasadorit Donald Lu. Berisha deklaroi se Aleksander Arvizu doli në postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën

“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu. Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”, deklaroi Berisha

Por pavarësisht akuzave të forta, Berisha tha se marrëdhëniet me ambasadorët i ka shumë të mira.

Berisha flet për Arta Markun: E vlerësoj, por kryeprokuror u zgjodh Rama

Ish kryeministri Sali Berisha, foli edhe për kryeprokuroren e re. Berisha është shprehur se opozita nuk ka asgjë kundër Arta Markut, Kryeprokurores të zgjedhur dje mes dhunës dhe flakadanëve. Por Berisha shtoi se kryeprokuror i vërtetë është zgjedhur Edi Rama që sipas tij ka për qëllim të mbyllë dosjet e tij në Prokurori.

Me Arta Markun, ne nuk kemi asgjë, me Arta Markun për ne është Edi Rama që do të mbyllë dosjen Tahiri se është dosja Edi Rama. Po por thonë që Arta Marku është një demokrate, a e bleu qeveria atë? E shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur respektin më të madh nënës së saj, familjarëve të saj dhe për të, por dje është zgjedhur kryeprokuror Edi Rama. Kjo është vrasja më e madhe që i është bërë drejtësisë“, u shpreh Berisha.

Related Articles

Nje koment

  1. Mereni dhe coheni me forc ne psikiatri kete matuf, te dal menc, sepse ky esht strumbullari i trazirave, shereve, sharjeve e ferjeve, ne parlament dhe jasht tij.
    Si si vjen turp, keti mashtrusi, llafazani dhe i dal menc qe sulmon SHBA, qe nga 1921 e ne vazhdim na kan qndruar ne krah dhe na kan ndihmuar e vazhdojn tena ndihmojn ne te gjitha drejtimet per tu ber shtet. Se bashku me BE,kan dy vjet me asistenc teknike dhe moneare po e ndihmojn vendin ton te bej rreformen ne drejtesi, se pa ndihmen e tyre ky moster dhe lakenjt e keti dhe tani edhe ata te LSI me moniken dhe titin, do ta benon kur. Ndersa tani kerkojn ta sabotjn me loi lloi terish, duke sulmuar shar e mallkuar edhe SHBA, BE, pa ndihmen e te cileve dote meteshim pa rreforme, me ate drejtesi te kooruptuar dhe te degjeneruar.
    Dashakeqein ndaj rreformes e drejtesi e pam edhe dje, me sjelljet rrugacerore, anti kushtetuse dhe ligjore te disa deputeteve te PD, te LSI, ku flamurin e rrugaceris dhe anti ligjit e krysoi, Flamur Noka si gjithnje nga PD dhe per turpin e saj Monika Meta.
    I bejm thirje drejtesis, asnje tolerim, daj ketyre alabakeve, qe duke kaluar te drejten kushtetuse per te protestuar paqesisht, perdoren dhunen e forcen, sharjet , fyerjet, per te hur ne parlament me forc.
    me qellim bllokimin e punimeve, ndoshta edhe djegjen apo shkaterimin e tij, sepse u pan edhe te perdoreshin mjete te forta dhe tymuse. sic ndodhi ne Maqedoni, prillin e kaluar.
    Me turpshme ishte sjellja e Monikes, qe i kaloi kufijt e nje personi normal, dhe beri sjellje te turpshme, antinjerezore dhe anti ligjore e kushtetuse.Duke rembyer kartat e votimit te deputeteve sosjalist dhe hedhur cizmet ne podjum kunder kryeministrit, apo kryeparlamentarit.
    Si bashkatdhetar i Republikes te SHqiperis, ne emer te shum bashkatdhetareve tan, pershendesiim, qendrimin dinjitoz te policis se shtetit, qe edhe pse gjasht prej tyre moren plage ne trup, e kryen detyren ne menyre te shkelqyer. Falenderim, meritojn edhe efektivet e gardes te Republikes, qe ne kushte te jashtzakonshme te krijuara nga disa sjellje banditeske te deputeteve te PD dhe LSI, qe donin te perdornin forcen, sharjet, fyerjet, perdorimin e mjeteve piroteknike, rembimine kartave elektronike te deputeteve sosjalist e deri tek perdorimi i cizmeve nga monika , ishte nje njgjarje nga me te shemtuarat qe kemi pare ne ne koh, mbas asj qe Ilir Meta ne 2006 shembi banakun dhe ju tur kryeparlamentares zonjes Topalli e cila me e drejt mbylli seancen. Keshtu veproi edhe Zoti Ruci, ne momentin qe u votua zonja Marku si kryeprokurore e perkohshme e SHqiperis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button