Rajoni

Vuçiqi: E kam konfirmimin e Putinit, Rusia e gatshme të hyjë në dialogun Beograd – Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e ka marrë konfirmimin e Vladimir Putinit se pala ruse është e gatshme të inkuadrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së.

“E kemi arritur një lloj marrëveshje, nëse ka tentime dhe qëllime që të zgjerohet formati i pjesëmarrësve dhe ndërmjetësve ndërmjet serbëve, shqiptarëve, Beogradit dhe Prishtinës, dhe nëse amerikanët do të donin të ishin pjesë e këtij formati. Kemi pyetur, a do të kishim pasur guxim të themi se nga ana jonë do të përfshihej Federata Ruse dhe Putin është përgjigjur pozitivisht”, ka thënë Vuçiq.

“Për ne kjo është logjike pasi Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur njëanshëm. Ne vetëm duam një raport të barabartë për këtë. Për këtë s’kemi guxuar të flasim më parë, sepse s’e kemi pasur dritën jeshile të organeve shtetërore ruse. Tani këtë e kemi”, ka shtuar ai.

Pala kosovare vazhdimisht ka kërkuar që SHBA-ja të përfshihet në dialog. Presidenti Thaçi ka thënë se Washingtoni do të inkuadrohet në bisedime dhe se për këtë e ka konfirmimin e zëvendëspresidentit Pence.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj ka thënë se Rusia nuk do të përfshihet pasi ajo është larguar nga këto bisedime në kohën kur ndërmjetësonte Ahtisaari.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button