Politika

Përfundon takimi i Lu-së me Kryeprokuroren, Marku merr mbështetje nga ambasadori amerikan

30 minuta ka zgjatur takimi mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga se bëhet e ditur, Lu i ka dhënë mbështetje të plotë, për çdo veprim që do të marrë Marku, në goditjen e krimit dhe të korrupsionit.

Takim i Lu-së me Markun, vjen 3 ditë pasi kjo e fundit u vu në krye të këtij institucioni, në një seancë ku nuk munguan përleshjet mes opozitës dhe mazhorancës.

Një ditë më parë, ambasadori Lu takoi edhe kreun e PD-së Lulzim Basha si dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takimin që Lu pati me Bashën, lideri i opozitës ka qenë i prerë se nuk do të pranohet zgjedhje e kryeprokurores, pasi sipas tij, është bërë në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Ndërsa, Kryemadhi i ka kërkuar ambasadorit amerikan një gjykim më objektiv lidhur me situatën e tanishme, duke denoncuar edhe dhunën e ndodhur ditën e hënë, ku gjatë protestës një deputetet e LSI-së mbeti e gjakosur

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button