Bota

Katalonja vendos për rikthimin ose jo të indipendentistëve në pushtet

Qendrat e votimit u hapën sot në Katalonjë ku zgjedhësit do të vendosin nëse indipendentistët duhet të rikthehen në pushtet në rajonin e tyre, dy muaj pas shpalljes së një Republike të Katalonjës që tronditi Spanjën.

“E gjithë vëmendja është përqendruar në faktin nëse procesi indipendentist do të vazhdojë apo do të ndërpritet në këtë rajon verilindor të Spanjës”, thekson politologu, Joan Botella.

Para hapjes së qendrave të votimit në orën 09:00 (08:00 GMT), zgjedhësit, të cilët kishin vendosur të votonin para se të shkonin në punë, ishin të shumtë në Barcelonë.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20:00 (19:00 GMT) dhe të gjithë analistët presin një pjesëmarrje rekord.

Zgjedhjet u thirrën nga kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili e ka vendosur rajonin nën mbikëqyrje pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti rajonal, gjë që shqetësoi Evropën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button