Home / Keshilla / Sa na ndihmojnë kafshët shtëpiake për një jetë më të mirë

Sa na ndihmojnë kafshët shtëpiake për një jetë më të mirë

qeni1-320x240Raporti me kafshët shtëpiake ka një ndikim pozitiv mbi strukturën tonë psikike dhe fizike. Megjithatë, në lidhje me karakteristikat individuale, disa specie mund të jenë më ndikuese se të tjerat

Miku më i mirë i njeriut, qeni, është shpallur si një aleat i mirë për shëndetin e zemrës. Sipas disa kërkimeve, pronarët e qenve, gëzojnë një rrahje më të mirë kardiake

Psikologji

Marrëdhënia me kafshët shtëpiake ka një ndikim mjaft pozitiv në strukturën tonë fizike dhe psikike. Prania e një kafshe ka vlerë terapeutike, por secila specie ka efektin e saj në psikologjinë tonë. Ja pra se si qentë, macet, papagajtë dhe kafshë të tjera mund të na shpëtojnë jetën me praninë e tyre

Përderisa këto qenie janë bërë shumë të pranishme, arrijnë të na kuptojnë, janë shokë të vërtetë të jetës, mund të thuhet se çdokush prej nesh ka mundur të takojë një herë në jetë të paktën një kafshë-mike!

Prania e tyre nuk është thjesht dhe vetëm një prani pasive, por edhe përkrahëse dhe terapeutike. Këtë e dëshmojnë eksperimente të shumta psikologjiko-shkencore, si dhe autorë të ndryshëm që merren me studimin e këtyre marrëdhënieve të veçanta.

Raporti me kafshët shtëpiake ka një ndikim pozitiv mbi strukturën tonë psikike dhe fizike. Megjithatë, në lidhje me karakteristikat individuale, disa specie mund të jenë më ndikuese se të tjerat. Kështu, një qen mund të ndihmojë në qetësimin e njerëzve, një mace në mësimin e joshjes seksuale, një breshkë mund të stimulojë nevojën e individëve për të biseduar etj.

Në një farë mënyre, duket se për disa aspekte tonat, për disa nevoja të veçanta, për vështirësi të caktuara, ekziston një mik me katër ose dy këmbë që na përshtatet. Vlera terapeutike e marrëdhënieve me kafshët tashmë dihet, është demonstruar dhe është mirëpranuar.

Studime të shumta kanë vërtetuar shkencërisht se ndërhyrjet e kryera me ndihmën e kafshëve rezultojnë të jenë efektive për personin nga pikëpamja sociale, emocionale dhe fizike.

Kafshët shoqëruese tashmë lejohet të futen edhe në ambientet spitalore. Në vendin tonë nuk ka ende shembuj të tillë, megjithatë personat të cilëve u është dashur të kurohen jashtë vendit, mund të jenë ndeshur shpeshherë me raste të tilla. Kështu, në një spital të Italisë është ligjërisht e lejuar që kafshët shoqëruese dhe terapeutike të jenë pjesë e tij. Por fuqitë e jashtëzakonshme të marrëdhënieve me kafshët veprojnë edhe në kontekste informale. Sepse ekzistojnë raporte që arrijnë të përmbushin nevojat tona për dashuri dhe siguri, të inkurajojnë anë të cilat nuk janë të suksesshme në ndërveprimet njerëzore, të ngjallin ëmbëlsi, të zbusin aspekte të caktuara, të rrisin aftësitë sociale dhe të na bëjnë më të urtë në marrëdhënie të ndryshme.

Kafshët shtëpiake arrijnë të na falin qetësi pas streseve të përditshme, por edhe një ndjeshmëri të thellë.

Zbusin rastet e tensioneve në familje. Kjo realizohet nëpërmjet një shkëmbimi komunikativ dhe emotiv special që “udhëton” nëpërmes kodeve emocionale dhe të menjëhershme. Për shembull, miku më i mirë i njeriut, qeni, është shpallur si një aleat i mirë për shëndetin e zemrës. Sipas disa kërkimeve, pronarët e qenve, gëzojnë një rrahje më të mirë kardiake, duke pasur nivele të triglicerideve dhe të kolesterolit më të ulëta, ndërsa ata janë më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve kardiovaskulare në krahasim me ata të cilët nuk kanë kafshë të tilla në shtëpi. Ata kanë më pak nevoja për vizita mjekësore dhe vuajnë në një masë më të vogël nga shqetësimet psikosomatike.

Pra me fjalë të tjera, qeni prezantohet si një terapi e vërtetë. Ndërkaq, me praninë e kësaj kafshe në dhomën e gjumit, flihet më shumë. Edhe takimet miqësore duket se favorizohen: qeni vepron si një antidot për drojën dhe lehtëson ndërveprimet. Efekti i afrueshmërisë me të tjerët funksionon edhe me macet. Prania e maces shkakton ndër të tjera qetësim, reagon si antistres, si dhe ul tensionin nervor. Nga macja mund të marrim ndoshta edhe një lloj mësimi në lidhje me joshjen seksuale, prej sensualitetit të tyre të lindur.

Edhe shpendët veprojnë si një stimulues për krijimin e marrëdhënieve të reja. Një studim i kryer në rezidencë për të moshuarit, ka evidentuar se kujdesi ndaj papagajve i ka bërë ata më të hapur dhe më të disponueshëm ndaj të tjerëve. Kali, me ndjeshmërinë e tij të jashtëzakonshme, me përshtatjen, inteligjencën është konsideruar gjithmonë si një “ilaç” i vërtetë. Hipoterapia ka një origjinë vërtet të lashtë. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për ata që vuajnë nga çrregullimet psikiatrike, vështirësitë në krijimin e marrëdhënieve, për fëmijët me defiçite motorike, apo viktimat e dhunës.

Ndërkaq, pasja e një akuariumi në shtëpi duket se redukton humorin e keq, ndërsa çuditërisht heq edhe ndjenjën e urisë te pjesa më e madhe e njerëzve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: