ArteKronika

Sonte Festivali i 56-të në RTSH: Gati për një Festival të jashtëzakonshëm

Sonte në ora 20.30 çelet Festivali i 56-të në RTSH. Është konsideruar si rikthimi i artistëve më të mirë shqiptarë në folenë e tyre.

Pasi iu besua dy emrave të padiskutueshëm; regjisorit Pali Kuke dhe Adi Krastës, festivali tashmë po bën numërimin mbrapsht me provat dhe përgatitjet.

Skenografia e konceptuar si një kurore nga Albi Çifligu do të jetë kurora e artë që pret në natën e parë 11 artistët më në zë të muzikës shqiptare të cilët do të këndojnë absolutisht live shoqëruar nga orkestra e RTSH.

Të ftuarit nuk do të mungojnë gjatë gjithë mbrëmjes ndërkohë që i ftuari special i mbrëmjes, ai që të gjithë po presin me shumë kureshtje, do të jetë interpretimi live i kantautorit, kompozitorit dhe artistit të njohur italian Riccardo Cocciante.

Si asnjë herë tjetër, të gjithë elementët e një produksioni cilësor janë bërë bashkë për të na dhuruar një spektakël që do të na mbajë gjatë para ekranit të RTSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button