Home / Rajoni / Gjykata e Hagës kundër krimeve të luftës në ish jugosllavi mbyll dyert pas afro 25 vitesh

Gjykata e Hagës kundër krimeve të luftës në ish jugosllavi mbyll dyert pas afro 25 vitesh

Për 24 vitet e fundit, Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, të Holandës, është përpjekur të japë drejtësi për viktimat e krimeve të kryera gjatë luftës jugosllave të viteve 1992-1995.

Konflikti shpalosi shkeljet më të rënda të të drejtave njerëzore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ndërkohë që gjykata mbylli dyert e saj të enjten, pavarësisht se shënoi arritje në fushën e ligjit ndërkombëtar si përcaktimi i genocidit, përndjekja e një shefi shteti për të parën herë dhe pranimin e dhunës seksuale si një krim lufte.

Lideri serb, Sllobodan Millosheviç, vdiq ndërsa ishte në burgun e Hagës, në pritje të një verdikti, ndërsa ndihmësit e tij, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, janë pas hekurave.

Në total, Gjykata dënoi 83 persona, prej të cilëve 60 serbë, nga gjithsej 161 padi. Më të fundit, ishin gjashtë komandantë kroatë, një prej të cilëve vrau veten me helm në gjykatë, pasi kjo e fundit e shpalli fajtor. E ky do të kujtohet gjatë si preludi i Hagës.

Një ceremoni e posaçme u mbajt në Hagë, për të shënuar mbylljen e dyerve të gjykatës, në të cilën morën pjesë mbreti i Holandës, Willem Alexander dhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres sipas të cilit, gjykata i dha zë viktimave dhe ngushëlloi të mbijetuarit e luftës që dolën para saj për të dëshmuar, duke shpalosur tragjeditë e tyre.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në nder të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi. Rastet e pa përmbyllura të Gjykatës, janë dorëzuar në një tjetër institucion me bazë po në Hagë, mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare MICT. Do të jetë ai që do të trajtojë apelet në rastet kundër liderëve serbo boshnjakë Radovan Karaxhic, Ratko Mlladiç, Vojislav Sheshel etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: