Home / Sporti / Kategoria Superiore, Skënderbeu shpallet kampion i dimrit

Kategoria Superiore, Skënderbeu shpallet kampion i dimrit

Kategoria Superiore ka zhvilluar të premten javën e 16 dhe të fundit për vitin 2017. Skënderbeu është shpallur kampion i dimrit teksa ka fituar me rezultatin 3-1 në sfidën e luajtur në Korçë ndaj Teutës. Korçarët e panë veten në disavantazh pas golit të shënuar nga Dediç, por arritën të përmbysnin gjithëka falë golave të Ali Soue në minutën e 36 dhe 81 dhe golit të James Adenji në minutën e 85.
Pas korçarëve hapin e mban edhe Flamurtari që fitoi në Kamëz 3-0 me golat e Ardit Hoxhaj, Zhufos dhe Tungaras.
Partizani pas humbjes turpëruese në Gjirokaster, rikthehet tek fitorja. Të kuqt mundin Vllazninë me rezultatin 3-1 duke zhytur shkodranët akoma më shumë në zonën e ftohtë. Dy gola mjaft të shpejtë në pjesën e parë me Ibrahimin në minutën e 9 që kaloi në epërsi skuadrën e Starovës dhe Cinarin, që barazoi në të 11 për shkodranët. Fitorja e Partizanit u vulos në pjesën e dytë falë golave të Gerhard Prognit në minutën e 65 dhe Jurgen Bardhit në minutën e 83.
Tjetër fitore me peshë arrin Luftëtarin që i jep një shuplakë Kukësit duke fituar 2-1 në “Zeqir Ymeri” dhe tashme duket se periudhes se Milinkoviç në drejtimin e verilindorëve i ka ardhur fundi. Gjirokastritët shënuan dy herë me Kristal Abazajn dhe Rroçan ndërsa Elis Bakaj realizoi golin e vetëm për Kukesin me 11 metërsh.
Në sfidën tjetër Laçi mundi Lushnjën me rezultatin 3-1 me gola të Rexhinaldos, Uzunit dhe Xhixhas ndërsa myzeqarët realizuan golin e barazimit të përkoshëm me Sefën.
Në fund të javës së 16 kryeson Skënderbeu me 37 pikë, Flamurtari me 28, Laçi 27, Kukësi 25, Partizani 24 dhe mbyllin tabelen e klasifikimit Teuta dhe Vllaznia me 15 pikë, Lushnja 8 pikë.
Ndërkohë të premten është luajtur dhe sfida e parë e javës së 12-te kategorisë së parë në futboll ku Tirana fitoi me rezultatin 4-0 në Kuçove ndaj Naftëtarit me golat e Karabecit, Michael Ngoo, Sentamus dhe Bardhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.