Rajoni

Turqia lejon shaminë në shkolla

turqia-lejon-shamin-euml-n-euml-shkolla_hdQeveria turke njoftoi se ka hequr ndalimin e bartjes së shamive tradicionale myslimane në shkolla. Kundërshtarët e qeverisë e kanë përshkruar këtë si një lëvizje për të minuar themelet e shtetit laik.

Zëvendës kryeministri i Turqisë, Bulent Arinç, pohoi se ndryshimet kanë të bëjnë me kodin e veshjes, ku femrat “nuk do të jenë të detyruara që mos ta mbulojnë kokën nëse dëshirojnë”, transmeton Telegrafi.

Edhe kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka përshëndetur heqjen e ndalimit, si një përpjekje për “demokratizim”.

“Kjo nuk duhet të konsiderohet vetëm heqje e ndalimit të bartjes së shamisë. Kjo është një përpjekje për liri dhe demokratizim në të gjitha sferat”, tha Davutoglu.

Megjithatë, laikët kanë hedhur poshtë këto pohime, duke akuzuar se qeveria dëshiron të islamizojë këtë vend laik.

Kujtojmë, se femrat në shtetin turk përpara nuk kanë mundur të veshin veshje tradicionale myslimane në universitete.

Kritikët argumentojnë se regjimi i presidentit, Recep Tayyip Erdogan, po përpiqet që të zhduk trashëgiminë politike të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, i cili kishte bërë një ndarje strikte në mes të fesë dhe shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button