Rajoni

ZGJOHU: Protesta e MPJ-së ndaj SHBA-ve, diletantizëm

zgjohu-protesta-e-mpj-s-euml-ndaj-shba-ve-diletantiz-euml-m_2_hdLëvizja Qytetare ZGJOHU në Maqedoni e vlerëson aktin e djeshëm të protestës ndaj SHBA-ve nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), si diletantizëm politiko-diplomatik dhe si veprim të pamenduar mirë që do të ketë pasoja negative për ardhmërinë e vendit.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përkujton se aleati më i madh i Maqedonisë nga pavarësimi e deri në ditët e sodit janë ShBA; mbështetja politike, ndihmat dhe donacionet në shumë sfera të ndryshme nuk kanë munguar, prandaj reagimi ndaj ShBA është jashtë çdo logjike të shëndoshë.

“Pasiguria identitare dhe komplekset historike nuk guxojnë të jenë ngarkesë dhe pengesë për marrëdhënie të mira me mikun më të fortë në glob e as me shtetet fqinje ballkanike”, thuhet në një reagim nga ZGJOHU.

Sipas tyre reagimi ndaj ambasadorit Jess Bailey nuk është rast i izoluar sepse kjo garniturë e ka të sprovuar këtë taktikë ndaj ambasadorëve miq, si atij të BE Fouere, Holandezeve Shurman dhe Filipini, Gjermanes Shtajnaker, etj.

ZGJOHU e fton MPJ të Maqedonisë të përpilon politikë reale dhe të mirëfilltë të jashtme duke e vendosur procesin integrues të vendit si prioritet absolut dhe të mos i përkeqësojë marrëdhëniet me partnerët strategjik të vendit.

ZGJOHU! po ashtu shpreson që miqtë tanë amerikan të mos jenë shqetësuar nga ky veprim amatoresk i MPJ dhe të mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. “Shprehim falënderimet tona të sinqerta për ekselencën e tij Ambasadorin Wohlers për mandatin e tij të suksesshëm në përfundim dhe mirëpresim Ambasadorin e rij të ShBA në Shkup Bailey duke i dëshiruar sukses në këtë post të rëndësishëm”, thuhet me tej në reagim.

Ndryshe, dje Ministria e Jashtme e Maqedonisë kishte thirrur në pyetje zv/ambasadorin amerikan Barton Putney, për të reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të ri Xhes Bejli. Ministria e Jashtme në komunikatën dërguar mediave theksonte: “Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë u thirr zëvendësambasadori amerikan i SHBA-së në Maqedoni, të cilit iu shpreh shqetësimi për shkak të emërtimit të pjesëtarëve të popullsisë shumicë maqedonase, si “sllavë” nga ana e ambasadorit të ri të emëruar të SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit më 17 shtator 2014”.

Sipas Ministrisë së Jashtme emërtimi i tillë vë në pikëpyetje çështjen e identitetit dhe i fyen ndjenjat e popullit maqedonas. Emërtimi i papërshtatshëm i popullit maqedonas gjithashtu mund të prodhojë implikime negative në planin e jashtëm dhe të brendshëm politik, thuhet gjithashtu në reagimin e MPJ-së. Reagimi i tillë i autoriteteve maqedonase erdhi pas emërtimit që Xhes Bejli i bëri maqedonasve si sllavë, para Senatit amerikan, pak ditë më parë.

“Në strukturën e shoqërisë maqedonase ka më shumë se sa vetëm sllavë dhe shqiptarë. Ka turq, romë dhe të tjerë; dhe kjo është një ‘mikro’ mënyrë për pasurinë e Ballkanit, dhe të bashkohet e gjithë kjo popullatë në një të ardhme të përbashkët. Mendoj se SHBA-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm për shkak të historisë dhe vlerave të saj”, tha Xhes Bejli, ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button