Home / Kronika / Festat e fundvitit-Shtohet fluksi i qytetarëve në pikat kufitare me 50%

Festat e fundvitit-Shtohet fluksi i qytetarëve në pikat kufitare me 50%

Festat e fundvitit kane shtuar  fluksin e qytetarëve në të gjitha pikat kufitare të vendit me 50%, krahasuar me ditët normale.

Burime nga Policia e Kufirit bëjnë të ditur se “Në Kapshticë dhe Kakavije rritja eshte 45-50%, ndërsa në Durrës dhe Vlorë 35-40%”.

Ndërsa fluksi i hyrjeve nga Mali i Zi e Kosova ka rritje deri në 25%. Po aq dhe rruga ajrore nga 20-25% krahasuar me normalen, bën të ditur Policia Kufitare.

Kapshtica dhe Kakavija shënojne fluksin më të madh për shkak të kthimit të qytetareve që jetojnë në  Greqi, për të festuar me familjet e tyre. Në ditët në vazhdim pritet që fluksi i hyrjeve të rritet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: