Home / Moda / “Ultra Violet”, si të kombinojmë ngjyrën Pantone 2018

“Ultra Violet”, si të kombinojmë ngjyrën Pantone 2018

Ngjyra e zgjedhur nga Pantone për 2018 është një ngjyrë magjike, edhe pse komplekse, quhet Ultra Violet. Dhe po, ne do ta duam atë në çmenduri. Mistike, intriguese dhe shpirtërore, vjollca është një ngjyrë intensive, e thellë, pa gjini, që di të magjepsë kur dëshiron.

Elegante gjatë natës, kur ngjyros rrobat e mbrëmjes dhe çantat e vogla, kur shfaqet në fustanet kimono prej mëndafshi, në bluza dhe funde prej mëndafshi.

Nuk është një tonalitet i lehtë për t’u kombinuar si Roza Kuarz, ngjyra e 2016, por sigurisht do të jetë më pak problematike sesa Greenery, nuanca e 2017.

Për të ndihmuar në krijimin e pamjeve të reja me nuanca vjollcë, të PANTONE 18-3838, ne jemi të frymëzuar nga streetstyle dhe kemi zgjedhur disa kombinime që ju mund ti provoni që tani!

Ju mund të zgjidhni një jumpsuit në ngjyrë vjollcë të kombinuar me një palë këpucë të kuqe të zjarrtë, ose një fund vjollcë me një këmishë ngjyrë kremi për veshjen tuaj në zyrë.

Një tjetër kombinim i bukur është kombinimi i ngjyrës vjollcë me jeshilen ushtarake, mund të zgjidhni një pallto që ka këtë ndërthurje ngjyrash dhe do të jeni perfekte për ditët e dimrit.

Xhinsi që nuk ikën kurrë nga moda në çdo sezon, mund të kombinohet me një triko të gjatë ngjyrë vjollcë. Po ashtu, mund ta kombinoni mjaft mirë edhe me të zezën.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: