Home / Ekonomia / Danezja 25 vjeçare në këmbë drejt Thethit përmes Luginës së Dukagjinit

Danezja 25 vjeçare në këmbë drejt Thethit përmes Luginës së Dukagjinit

Një vajzë  25 vjeçare nga Danimarka, bëhet kurioze të vizitojë këto ditë të ftohta dhjetori lartësitë e Alpeve Shqiptare dhe në veçanti Thethin.

Pasi qëndroi disa ditë në Tiranë, ajo e shpreh këtë dëshirë te miqtë e saj, por ata e këshillojnë që të mos e nis këtë aventurë tani në dimër.

I thanë se rrugët janë të bllokuara nga bora dhe mundësia e arritjes dhe qëndrimit në Theth janë gati të pa mundura.

Ajo sfidon këshillat e miqve të saj dhe niset vetëm për në fshatin turistik të Thethit.

Si itinerar ndoqi Luginën e Dukagjinit,në këmbë, në kushte të vështira të motit me borë dhe arriti destinacionin e saj Thethin.

Vet lugina e Dukagjinit është një itinerar piktoresk në rrjedhën e Drinit që degëzohet me Luginën e Shalës e Shoshës e zgjatet përtej deri në fshatin Theth.

Xenia, një Turiste e Natyrës, vjen posaçërisht nga vendi i saj për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një bukuri natyrore e prezantuar tashmë në të gjithë globin.

Ajo vendos ta bëjë në këmbë këtë udhëtim dhe ia ka dalë.

Por aventura e saj nuk ka përfunduar në Theth, ajo ka kaluar në këmbë Qafën e Valbonës dhe ka mbërritur në mbrëmjen e Krishtlindjes në Valbonë dhe aty ka festuar me vizitorë të tjerë aventurier të dimrit të ashpër.

Por, vajza aventuriere e natyrës, ka sfiduar akoma duke mos fjetur në dhomat e hotelit por në çadrën e saj portative.

Ky është një shembull i trendit turistik në ditët e sotme që duhet mbështetur dhe konceptuar si një risi me vlera të konsiderueshme ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.