Home / Ekonomia / Eksportet e mineraleve drejt Spanjës kapërcejnë mbi 10 miliardë lekë

Eksportet e mineraleve drejt Spanjës kapërcejnë mbi 10 miliardë lekë

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Spanjës u rritën më shumë se 4 herë për periudhën janar-nëntor, krahasuar me një vit më parë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” llogariten mbi 10 miliardë lekë në 11 mujorin e parë të këtij viti, nga 2.6 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Në total nga Shqipëria janë eksportuar gjithsej 39.9 miliardë lekë minerale dhe lëndë djegëse gjatë 11 mujorit.

Shqipëria teorikisht jeton mbi miliarda euro minerale të fshehura në thellësinë e tokës, por në shumë raste, mineralet janë tepër thellë, tepër të vështira për t’u nxjerrë në sipërfaqe apo janë shumë të varfra dhe të kushtueshme për t’u përpunuar.

Kromi, bakri, qymyri, nafta e minerale të tjera vlerësohet se gjenden në sasi të mëdha. Vlerësohet se në nëntokën shqiptare ka naftë me vlerë të përgjithshme prej mbi 6 miliardë dollarësh.Teorikisht, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit rezulton 10 milionë tonë. Por këto miliarda dollarë krom gjenden shumë thellë, në disa raste nën nivelin e detit. Kostoja e nxjerrjes së tij në sipërfaqe është tepër e lartë. Gjithsesi, kromi është metali më me leverdi ekonomike sot për sot pas naftës në Shqipëri.

Bulqiza, e cila shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, me një lartësi që shkon nga 330-1800 m mbi nivelin e deti, me një sipërfaqe 728 km² është një nga zonat më të lakmuara për ndërtimin e galerive e për të nxjerrë nga nëntoka, “thesarin” e kromit. Me interes shihen edhe Tropoja, Kukësi dhe Krasta të cilat mbartin tonelata të tëra kromi.

Dikur kemi zënë vendin e tretë në botë për prodhimin e kromit pas Afrikës së Jugut dhe Rusisë.

Para viteve 90’ detyra kryesore ka qenë nxjerrja e mineraleve metalore . Nga përllogaritjet e kryera mendohet se i janë nxjerrë nga nëntoka rreth 33.6 milionë tonë krom. Kjo i përket periudhës komuniste deri në vitet 90′.

Zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre, përbën një aktivitet të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Tradicionalisht, pas vitit 1944, industria nxjerrëse dhe e përpunimit të mineraleve si kromi, bakri, hekuri, qymyrguri, ka siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: