Kosova

Shefi i SHP të FA të Republikës së Shqipërisë viziton FSK-në

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sot për një vizitë zyrtare do të qëndrojë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.

Në njoftim thuhet se do të ketë takime të ndara me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe Komandantin e  FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë  gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku viziton Ministrin për Forcën e Sigurisë, ku do të ketë takime të ndara me Ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe Komandantin e  FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button