Bota

OKB, samit mbi ndryshimet klimatike

klima-okb-obamaLiderët botërorë, përfshi Presidentin amerikan Barack Obama, janë duke zhvilluar një takim mbi ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara.

Qëllimi i takimit në Nju Jork është të nxiten sa më shpejt vendet anëtare të firmosin një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse të ndryshimeve klimatike përpara samitit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, do të diskutojë këtë çështje me 125 krerë shtetesh dhe qeverish.

Duke qenë se janë kaq shumë kombe pjesëmarrëse në samitin në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe shumë pak kohë në dispozicion të takimit njëditor, do të mbahen 3 seanca të ndara njëherazi në tri dhoma të ndryshme.

Ban Ki-moon ka organizuar samitimin dhe të dielën mori pjesë në një marshim për ndryshimet klimatike në Nju Jork me mijëra protestues, përfshi aktorin e Hollivudit Leonardo diCaprio, i cili është emëruar së fundi si përfaqësues i OKB-së për ndryshimet klimatike.

Të hënën, trashëgimtarë të familjes Rockefeller, të cilët kanë pasuri të mëdha prej naftës, raportohen të kenë shpallur synimin e tyre për të shitur investimet e bëra ndaj lëndëve djegëse dhe t’i riinvestojnë ato në energjinë e rinovueshme.

Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller po i bashkohet një koalicioni filantropistësh, të cilët janë zotuar të shpëtojnë vetveten nga më shumë se 50 miliardë dollarë asetesh në lëndë djegëse të krijuara prej mbetjeve fosile.

Problematika kryesore në lidhje me klimën pritet të diskutohet në një tryezë privave të kryesuar nga Ban Ki-moon, ku do të marrin pjesë 20 vende të përzgjedhura. Por, mungesa e liderëve të Kinës, Rusisë dhe Indisë – kryeministri Narendra Modi i kësaj të fundit do të vijë nga fundjava –  nuk është një ogur i mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button