Home / Bota / SHBA identifikon udhëheqësit e programit balistik të Koresë së Veriut

SHBA identifikon udhëheqësit e programit balistik të Koresë së Veriut

SHBA ka vendosur sanksione ndaj dy zyrtarëve të Koresë së Veriut, që thuhet se kanë udhëhequr zhvillimin e raketave bërthamore.

Dy personat identifikohen si Kim Jong-sik dhe Ri Pyong-chol dhe se të dy ishin “udhëheqës kyç” të programit raketor balistik të Koresë së Veriut.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione të reja në Korenë e Veriut të premten, në përgjigje të testeve të raketave balistike.

Koreja e Veriut tha se masa ishte “një akt lufte” dhe përbënte një bllokadë të përgjithshme ekonomike.

Sanksionet e reja të SHBA-së do të bllokojnë çdo transaksion nga dy shtetasit në SHBA, duke ngrirë në thelb çdo pasuri amerikane që mund të kenë.

Të dy fotografohen rregullisht së bashku me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë lëshimit të raketave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.