Home / Ekonomia / Skema lehtësuese për debitorët e energjisë, afati i fundit 31 dhjetori 2017

Skema lehtësuese për debitorët e energjisë, afati i fundit 31 dhjetori 2017

31 dhjetori 2017 është afati i fundit i aplikimit nga OSHEE, të skemave lehtësuese të pagesës se detyrimeve të prapambetura për debitorët e energjisë elektrike.

Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE vendosi në muajin gusht të këtij viti që të shtynte afatin për pagesën me këste të detyrimeve te prapambetura deri më 31 dhjetor 2017. Kjo është e disata herë që skemat lehtësuese shtyhen në afat për t’ju mundësuar konsumatorëve të paguajnë detyrimet e krijuara nga 1 janar 2007 deri në 31 dhjetor 2016, për klientët e OSHEE s,  duke përfituar reduktim të kamatëvonesës në disa shkallë.

Nga të dhënat e OSHEE-s për 8-mujorin 2017, që kur nisi zbatimi i reformës në dhjetor 2014, rezultojnë të jenë përfitues nga skemat lehtësuese të pagesës me këste të detyrimit, rreth 339 mijë abonentë, për një vlerë rreth 200 milionë dollarë.

OSHEE ofroi lehtësira për kategoritë në nevojë në një kohë rekord ,kur reforma konsolidoi sektorin energjetik, duke zbatuar ligjin për pagesën e faturës, rritjen e arkëtimeve, luftë ndaj informalitetit dhe vjedhësve të energjisë, duke sjellë reduktimin e humbjeve, falë edhe programit të investimeve.

Kështu, si 8-mujor OSHEE ka një trend në rritje të energjisë së shitur dhe faturuar. Rritja e energjisë së shitur si dhe ulja e nivelit të humbjeve ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave për OSHEE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.