Politika

Basha nis turin e takimeve me qytetarët: Qeveri antimafia

Lulzim Basha e nisi nga Tirana turin me të cilin po u paraprin protestave që opozita ka paralajmëruar për në janar.

“Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit. Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes”, paralajmëroi Basha.

Marrëveshja e 18 majit, për të cilën Basha thotë se iu imponua nga ndërkombëtarët, është një tregues i qartë se largimi i Kryeministrit Rama është e vetmja rrugë që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale.

“Ajo tregoi para shqiptarëve që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi kreu i PD-së.

Takimi që Partia Demokratike shpërndau për median u bë në Kombinat. Aty Basha rezervoi një mesazh edhe për deputetin e zonës, ish-minstrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Saimir Tahirin nga drejtësia”, u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike tha se beteja e nisur nga opozita, është një betejë e shumicës së ndershme të shqiptarëve. Apeli i Lulzim Bashës për këtë shumicë është që të mos pajtohet me të keqen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button