Home / Ekonomia / Bloomberg rendit lekun shqiptar mes performancave më të mira valutore

Bloomberg rendit lekun shqiptar mes performancave më të mira valutore

Në artikullin me titull ”Nga bitkoini në Belize, asetet më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2017”, Bloomberg përmend edhe performancën e lekut shqiptar.

Bloomberg e rendit atë në performancën e gjashtë më të mirë të vitit, ku sipas tabelës së paraqitur rezulton se gjatë vitit 2017 leku shqiptar ka fitur 14,5 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Në vendin e parë renditet Mozambiku, pastaj Republika Çeke, Polonia, Serbia dhe Moldavia.

Vendin e fundit e zë Uzbekistani, monedha e të cilit ka humbur 60 për qind krahasuar me dollarin

Leave a Reply

Your email address will not be published.