Ekonomia

FED invest, 25 vjet Finance Sociale

FED invest, institucioni prej më shumë se dy dekatash, konkretisht ai e ka nisur punën në vitin 1992, si një “mikrobanke” bujqësore për zhvillimin e biznesit bujqësor dhe agro-bujqësor në zonat rurale të vendit, vazhdon të jetë aktiv, jo vetëm në financime për fermerët, por edhe në zgjerimin e gamës se produkteve.

Në aspektin klimatik, pra të dëmeve që krijon natyra në bujqësi, vendi ynë konsiderohet si vend me rrezik të lartë, ndaj Banka Botërore ka kërkuar sigurimin e fermerëve nga dëmet. Për këtë FED invest ka ndërmarrë zbatimin  e projektit për “Sigurimin e Serave si Konstruksion”. Konkretisht vitin e kaluar  FED invest në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve SIGAL filloi lancimin e nje produkti të ri për fermerët “Sigurimi i Serave në Konstruksion”. Ky produkt bën pjesë në kuadrin e një projekit pilot që ka për objektiv ndërgjegjësimin e fermerëve për futjen e zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si instrument mbrojtës kundër dëmeve që shkaktojnë rreziqet natyrore. Të ftohtit dhe ngricat e këtij dimri krijuan mjaft dëme në bujqësi, por fermerët që ishin antarë të FED invest i gjeti të mbrojtur. Kështu vetëm  në rrethet ku  fermerët janë antarë të FED invest kanë përfituar deri tani mbrojtje financiare, për shkak të  aplikimit të sistemit të sigurimeve. Për herë të parë në vendin tonë ndodhi kjo mbështetje sigurimi për fermerët e zonave rurale. FED invest është i pari Institucion financiar që hodhi në treg projektin ‘Sigurimi i Serave si Konstruksion” që mbron fermerët ndaj fatkeqësive natyrore të krijuara nga stuhitë, breshëri dhe përmbytjet.

U ndalëm si fillim, në ditët e ftohta të këtij dimri dhe në efektet pozitive të këtij intitucioni në krah të fermerëve, për të bërë një retrospektivë të shkurtër në këtë çerek shekulli aktivitet.

FED invest është institucioni unik në vend, që operon në sektorin rural dhe urban sipas standarteve evropiane në drejtim të shërbimeve financiare të shpejta, sa më afër klientit me cilësi dhe produktivitet, për të mbështetur financiarisht fermerët. FED invest ka partneritet me institucionet më prestigjoze Europiane dhe Botërore ku mund të përmendim RaboBank, EFSEdhe JICA.

Po  të  kalosh në rrethe të ndryshme të vendit do të gjesh zgjerimin e  FED invest, që përfaqësohet me më shumë se 80 degë në të gjithë territorin e Shqipërisë, çka tregon rolin e FED invest si një institucion financiar i konsoliduar, pranë biznesit rural me shërbime e produkte financiare te shumëllojshme.

Aktualisht, FED invest është i pranishëm në 1500 fshatra dhe 20 zyra rajonale me identitet të njësuar shërbimi, të cilat përdorin procedura të standartizuara operacionale përmes një teknologjie të centralizuar të informacionit.  Janë zgjedhja e parë dhe e besuar për 51 000 anëtarë, me një nivel depozitash mbi 3,4 mld lekë, portofol kredie mbi 3,5mld lekë, me një PAR, portofoli në risk, tre herë më të ulët se ai i sektorit bankar, rreth 5 %.

Brenda  një kohe rekord të transformonin në mënyrë rrënjësore të institucionin, në një institucion të konsoliduar financiar, me një strukturë unike qeverisjeje të tipit kooperativë dhe me mision: ofrimin e një shumëllojshmërie shërbimesh financiare bazuar në një teknologji moderne bankare për zonat rurale dhe peri-urbane dhe përfshirja në skemën kombëtare të Sigurimit të Depozitave.

Këto vendime kanë konfirmuar zhvillimet teknologjike të rëndësishme,  që janë bërë gjatë vitit, si lidhja online dhe instalimi i Branchless Bankimg, me qëllim zgjerimin e rrjetit dhe të gamës së produkteve që ofrojmë”.  “Ndërsa viti i kaluar ishte një gur themeli në transfomimin tonë  historik, viti 2017 ishte një vit  i paharrueshëm për FED invest, pasi shënon një çerek shekulli ose 25 vite rrugëtim të përbashkët me anëtarët dhe partnerët tanë në rrugën sa të vështirë po aq dhe frymëzuese të financave sociale.

FED invest, institucioni prej më shumë se dy dekatash, konkretisht ai e ka nisur punën në vitin 1992, si një “mikrobanke” bujqësore për zhvillimin e biznesit bujqësor dhe agro-bujqësor në zonat rurale të vendit, vazhdon të jetë aktiv, jo vetëm në financime për fermerët, por edhe në zgjerimin e degëve të saj.

Objektivat  për 2018-n janë të larta. Ato synojnë një hop cilësor dhe sasior në aktivitetin e institucionit si: do të mbulohen 50 % e zonave rurale në vend, do të ketë rritje të numrit të anëtarëve me 20%, rritje të portofolit të kredisë dhe të depozitave me 12 % dhe rritje në totalin e aktiviteteve. Këto objektiva do të mundësohen duke përmirësuar drejtimin kooperativë dhe rritjen e rolit  të zgjedhurve duke mbështetur dhe financuar agro-bizneset në të gjithë zinxhirin e vlerës. Kjo vjen duke përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme infrastrukturën teknologjike me produkte të reja bankare, duke rritur kapacitet njerëzore, fuqizuar administrimin e riskut dhe zgjerimin e partenerëve strategjik.

FED invest synon zgjerimin dhe diversifikimin e shërbimeve financiare në zonën rurale, si dhe rritjen e numrit të klientëve anëtarë të sajpër të zgjeruar e krijuar zinxhirin e vlerave në agrikulturë dhe agropërpunim, si faktor kyç në përmirësimin e ekonomisë fermere.

A.Selimi

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button