Home / roze / “Miqtë” besnikë, 20 vjet më vonë…

“Miqtë” besnikë, 20 vjet më vonë…

friendsNëse gjendeni në fund të një dite jo të këndshme – madje edhe nëse s’ka qenë viti i duhur për ju – ende mund të mbështeteni te një grup “miqsh” (Friends), të cilët do t’iu bëjnë juve të buzëqeshni.

Komedia e NBC, – ku aktrojnë Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow, si një grup prej 6 shokësh në Nju Jork Siti, – është po aq popullore në vitin 2014, sa ç’ka qenë edhe në momentin kur shfaqën premierën e parë, më 22 Shtator 1994.

Mjafton të ndezësh televizorin, qoftë një herë në javë, dhe ju me shumë mundësi mund të viheni përballë një ritransmetimi të komedisë “Friends”. Në kanale televizive si TBS apo Nickelodeon, episodet e serialit  janë të programuara me një rregullsi të hatashme, sikur të mos kishte mbaruar kurrë, edhe sot kur janë bërë 10 vjet nga episodi i fundit i tyre.

Megjithatë, ky popullaritet nuk duhet ngatërruar me perfeksionin. “Friends” kanë pasur atë që shumë kritikë e kanë konsideruar si “të metë të dukshme”, kryesisht mungesa e diversitetit në një shoë kaq të ndjekur. Por, falë kompleksitetit emocional e psikologjik të kastit të aktorëve dhe tematikave të trajtuara, të rishohësh një episod të “Friends” duket shpesh sikur kthehesh në një dhomë të gjallëruar.

Shenja dalluese e “Friends”-ave është bërë tepër familjare thuajse në shumë shtëpi të amerikanëve dhe jo vetëm.

Në nder të 20-vjetorit të serialit komik, CNN ka krijuar edhe një set fotografik me 20 nga episodet klasike më të pëlqyera nga “Friends”-at që u transmetuan për 10 sezone radhazi. E megjithatë, siç ndodh zakonisht me listat “best of”, dikush mund të mos jetë dakord…

Leave a Reply

Your email address will not be published.