Home / Arte / Redon Makashi: Çmimi i parë i festivalit dihej

Redon Makashi: Çmimi i parë i festivalit dihej

Redon Makashi rrëfeu zhgënjimin që pësoi nga festivali i këngës në studion e “Pasdite në Top Channel”.

“Kisha thënë që nuk do të merrja pjesë, por Elton Deda ma prishi mendjen”, tha Redon Makashi, i cili foli hapur mbi zhgënjimin që pati nga ky festival.

“Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin dhe kjo më preu fuqitë. Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi, duke saktësuar se nuk është i zhgënjyer nga juria.

Në lidhje me incidentin gjatë këngës së tij, kur vetë Redoni e ndërpreu për një problem të orkestrës, ai sqaroi: “I ngeli hatri orkestrës, por nuk vazhdohej dot ashtu. E ndjeva që diçka nuk po ecte që në fillim. E pashë që nuk po ndalonin dhe thashë vetë ndal, nuk kisha çfarë të bëja. U futën disa elementë përpara kohe dhe duhej që dikush ta ndalonte këngën, jo unë. Po të vazhdonte ashtu kënga, do të bëhej lëmsh i madh dhe do të bëhesha qesharak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.