Home / Politika / Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë. Nëse bëhen zgjedhje tani, fitojmë 78 mandate

Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë. Nëse bëhen zgjedhje tani, fitojmë 78 mandate

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Top Story se çështja e Saimir Tahirit e ka vendosur në një pozitë të vështirë mazhorancën, por tha se duhet pritur deri në fund e vërteta.

“Duhet pritur nëse është fajtor apo jo, por është hera e parë që një shumicë nuk merr në mbrojtje një nga figurat e veta kryesore të akuzuar dhe nën hetim. Përkundrazi, i drejtohet opinionit dhe i thotë individit në fjalë që deri kur të provojë para gjykatës me fakte në dorë se është ai që thotë, nuk është me ne. Kjo është diçka që njerëzit besoj e kuptojnë shumë mirë se këtu kanë qenë. Nëse ajo që ndodhi do të kishte ndodhur dje”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se sipas sondazheve të kryera nga PS, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, socialistët jo vetëm ruajnë shumicën, por marrin katër mandate më shumë nga sa kanë aktualisht.

“Bazuar në anketimin e muajit tetor dhe nëntor dhe sot PS merr 78 deputetë. Këto i di Lulzimi, se edhe ai bën sondazhet e tij dhe këto i di edhe Ilir Meta”, deklaroi ai.

Sa i takon situatës së kanabisit në vitin 2016, Kryeministri thotë se ishte edhe si pasojë e reformimit të nisur qysh në 2013 të Policisë së Shtetit, por edhe goditjes së kultivimit të tij në Lazarat.

Kryeministri iu përgjigj i prerë pyetjes nëse shkarkimi i Saimir Tahirit kishte lidhje me kanabisin.

“Zero! I kam shpjeguar arsyet e vërteta. E kam thënë qysh në janar se ky është viti i fundit dhe i fitores përfundimtare të shtetit mbi këtë fenomen dhe fjala doli dhe fjala doli po ashtu kur rezultatet në zgjedhje. Falë përfshirjes me kohë të plotë të atyre që largova nga kabineti për t’u marrë vetëm me zgjedhjet dhe do të kisha bërë ndryshime edhe më shumë nëse do të kisha pasur arsye”, vijoi ai.

Kryeministri Edi Rama mbrojti zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku duke rikujtuar qëndrimin e ndërkombëtarëve për këtë.

Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se përmes kryeprokurores, Kryeministri kërkon të mbyllë dosjen e mëdha të politikës.

“Atëherë si ka mundësi që këta i kundërvihen si SHBA, ashtu edhe BE nëse do të ishte vërtet kaq flagrante zgjedhje e kryeprokurores duke shkelur Kushtetutën?!”, tha Rama.

Ai deklaroi gjithashtu se qeveria nuk ka ndërhyrë në asnjë moment tek Prokuroria kur ajo drejtohej nga Adriatik Llalla, megjthëse shton se Llalla ishte një zgjedhje 100 për qind e njërës palë dhe pa konsensusin e PS.

Leave a Reply

%d bloggers like this: