Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev për natën e Vitit të Ri në Greqi, ftohet nga Boutaris, kryebashkiaku i Selanikut

Zaev për natën e Vitit të Ri në Greqi, ftohet nga Boutaris, kryebashkiaku i Selanikut

Me ftesë të Janis Boutaris, kryebashkiakut të Selanikut, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të kalojë natën e ndërrimit të viteve në Selanik.

 “Vizita e zotit Zaev do të jetë private dhe joshtetërore”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Boshniakofski.
Mësohet se ftesa ndaj Zaev është bërë nga Janis Boutaris gjatë vizitës së këtij të fundit në Shkup më 16 nëntor.

Zaev, që do të jetë Kryeministri i parë i Maqedonisë që kalon vitin e ri në Selanik, vjen në një moment kur negociatat për emrin e fqinjit verior të Greqisë ndodhen në një pikë kulminante, ndërsa ka zëra që dy vendet janë pranë një emërtimi, që ndoshta mund të pranohet nga Athina.

Por, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, njëkohësisht kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”, ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojë kurrë një emër që do të përmbaje emrin “Maqedonia”.

Duke komentuar deklaratën e tij , Dora Bakojanis, politikania konservatore që në kohën e qeverisë së Kostas Karamanlis, kur ka qenë në krye të Ministrisë së Jashtme të Greqisë ka vendosur veto ndaj hyrjes së Shkupit në NATO pikërisht për këtë shkak, thekson se çështja e emrit që ka përçarë tani qeverinë greke mund të çojë deri në rrëzimin e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: