Bota

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit: Protestat kanë përfunduar

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Muhammed Ali Jaferi, deklaroi se kanë marrë fund protestat kundër regjimit të vendit që për disa ditë u mbajtën në shumë qytetet të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot është dita kur protestat morën fund”, tha Jaferi për televizionin shtetëror të Iranit.

Duke rikujtuar se protestat masive filluan të enjten e kaluar për arsye ekonomike, duke u shndërruar në protesta anti-regjim, Jaferi tha se janë arrestuar kundërshtarët e Revolucionit dhe pabesimtarët të cilët sipas tij morën pjesë në trazirat të cilat zgjatën për disa ditë.

Për trazirat në fjalë, Jaferi akuzoi Arabinë Saudite, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si një kundërpërgjigje të protestave antiqeveritare, ndërsa pas thirrjes së autoriteteve të shtetit, sot në disa qytete të Iranit u mbajtën tubime në përkrahje të pushtetit të atjeshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button