Home / Politika / PS mbledh Asamblenë më 6 janar, pritet ndryshimi i sekretariatit

PS mbledh Asamblenë më 6 janar, pritet ndryshimi i sekretariatit

Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 6 janar. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se asambleja do të mblidhet në Tirana tek “Xibraku” rreth orës 10:00 dhe në të do të diskutohet lidhur me ecurinë e zgjedhjeve në parti dhe rezultatet e arritura nga qeveria në 100 ditët e para.

Kjo mbledhje vjen në javën e parë të vitit 2018, ku selia rozë pritet të bëjë një përmbledhje të punës së bërë gjatë këtyre muajve të qeverisjes gjatë mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të fituara bindshëm në zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo Asamble mund të sjellë dhe ndryshime dhe risi në radhët e socialistëve.

Gjithashtu pjesë e axhendës së kësaj asambleje pritet të jetë ndryshimi i sekretariatit të PS.

Sekretariati aktual i PS përbëhet nga  Musa Ulqini, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Bashkim Fino, Ilir Beqja, Alfred Peza, Stefan Çipa dhe Blerina Gjylameti.

-Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm

-Ilir Beqaj, Koordinatori Kombëtar për Programin

-Bashkim Fino, Sekretar për Organizimin Administrativ

-Alfred Peza, Sekretar për Organizimin Digjital

-Musa Ulqini,  Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore

-Stefan Çipa,  Sekretar për Emigracionin

-Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë

-Blerina Gjylameti,  Sekretare për Koordinimin Elektoral

Leave a Reply

%d bloggers like this: