Bota

Khamenei akuzon fuqitë e huaja për nxitjen e protestave në Iran

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar për ato që ai e quan “përpjekje me të gjitha forcat” të armiqve, përfshirë nxitjen e trazirave, për të dëmtuar Republikën Islamike.

“Armiku po pret një mundësi, një të çarë, nëpërmjet së cilës të depërtojë. Shikoni incidentet e ditëve të fundit. Të gjithë ata që janë kundër Republikës Islamike kanë përdorur mjete të ndryshme, duke përfshirë paratë, armët, politikën dhe aparatet e zbulimit, për të krijuar probleme për sistemin islamik, Republikën Islamike dhe Revolucionin Islamik,” vuri në dukje Khamenei.

Njoftohet se të paktën 20 veta, përfshirë edhe policë, janë vrarë, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë protestave në qytetet e mëdha të Iranit në ditët e fundit kundër politikave ekonomike dhe shoqërore në vend.

Sipas zyrtarëve iranianë të sigurisë, një numër protestuesish janë arrestuar.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit ka thënë se disa vende po bëjnë një “luftë të ndërmjetme” kundër Republikës Islamike nëpërmjet mediave sociale dhe internetit.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Arabia Saudite qëndrojnë pas trazirave të fundit në Iran.

Edhe Ministria e Jashtme e Sirisë i ka quajtur protestat në Iran si “komplot” dhe ka vlerësuar aftësinë e Iranit për ta zbuluar këtë komplot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button