MaqedoniaRajoni

A do të largohet kompania “OKTA” nga Maqedonia?

Pas informacioneve jozyrtare të Alsat M se OKTA mund të largohet nga shteti për shkak të numrit të madh të problemeve të pazgjidhura, sot nga kompania dolën me përgjigje, ku thuhet. “Çështja nuk është nëse do të largohemi nga vendi, por si të mbetemi këtu dhe ta bëjmë edhe më të mirë këtë kompani maqedonase”- thonë nga kompania.

Nga kompania theksojnë se kanë tre vërejtje pse është e vështirë të punohet momentalisht në Maqedoni. Shkaku i parë është naftësjellësi nga Selaniku, e dyta është ligji i ri për energjetikë dhe e treta, rezervat strategjike.

Naftësjellësi i ndërtuar mes Shkupit dhe Selanikut nuk funksionon me vite dhe për këtë problem 11 vite nuk ka pasur kontakt mes Qeverisë dhe kompanisë. Nëse është në funksion do të siguronte transport të lehtë dhe të lirë të diselit. Kjo do të mundësonte që Okta ta kthejë pjesën e tregut në Kosovë, si dhe do të mund të shiten sasi të konsiderueshme në jug të Serbisë dhe në pjesën perëndimore të Bullgarisë. Problem është edhe Ligji i ri i energjetikës i cili rregullon gazin natyror dhe rrymën. Nga Okta duan ta dinë se si do të jepen licencat dhe kërkojnë që importi të shkojë përmes depove doganore, në mënyrë që shteti të dijë saktë se kush me çfarë cilësie importon dhe sa karburant hyn në treg dhe ta arkëtojë akcizën adekuate. Kontestuese është se e gjithë kjo mbetet të rregullohet më vonë me akte nënligjore.

Rezervat strategjike janë problem sepse Okta depoziton një pjesë të madhe të tyre pa asnjë kompensim, ashtu si Makpetrol dhe Lukoil, prandaj nga Okta thonë: Nëse asnjëra nga këto tri tema nuk zgjidhen, Okta ndoshta nuk “do të largohet” nga Maqedonia, por do të mbetet pa hapësirë veprimi”- thekson kompania. 

Nga kompania thonë se presin që Qeveria e re të ulet dhe të bisedoj me ta për të gjetur një zgjidhje. Okta është gjithnjë e më e ndjeshme gjatë importit të derivateve për shkak se shpesh bllokohen kufijtë me Greqinë dhe tani shkaku i pikë-pagesës së re rrugore para Evzonit shpenzimet vj”etore janë rritur për 400 mijë euro. Okta furnizon 75% të tregut vendor me karburante dhe përmes tatimeve dhe taksave tjera në Buxhet siguron rreth 250 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button