Ekonomia

Investime në fabrikën e bakrit në Spaç, 11 milionë USD me impakt ekonomik

Investimet në fabrikën e pasurimit të bakrit në Spaç pritet të kenë një impakt social dhe ekonomik të lartë për të gjithë zonën e Mirditës.

Investimet në këtë fabrikë llogariten 11 milionë dollarë dhe bëjnë të mundur punësimin e rreth 300 qytetarëve, vetëm në fazën e parë.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “facebook” paraqiti pamjet e kësaj fabrike, ndërsa theksoi se investimet në teknologji janë bashkëkohore, çka bëjnë të mundur ruajtjen e mjedisit përreth.

“Me këto pamje të fabrikës së re të pasurimit të bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës.

Spaçi shtrihet në Mirditë dhe njihet për shkak të ish burgut, një nga më të  kamp-pune në Europën Lindore në vitet e diktaturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button