Bota

Të paktën 120 xhihadistë të vrarë pas sulmeve të koalicionit

ee530-622x350Sulmet ajrore të zhvilluara sot nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja në veri dhe lindje të Sirisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 120 xhihadistëve dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve, sipas një OJQ-je.

Mes të vdekurve, figurojnë 70 anëtarë të organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik (ISIS) dhe 50 të Al Kaedas. Për më tepër bombardimet kanë shkaktuar më shumë se 300 të plagosur në radhët e ISIS-it, nga të cilët reth 100 të plagosur rëndë u transferuan në Irak, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Ushtria amerikane dhe partnerët ndërmorën, për herë të parë, sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri”, njoftoi Pentagoni.

SHBA-ja dhe aleatët arabë ndërmorën rreth 20 goditje ajrore kundër pozicioneve të organizatës së Shtetit Islamik në provincën siriane Raqa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button