Home / Politika / ‘Berlin Process Plus’, nisma e re gjermane për Ballkanin

‘Berlin Process Plus’, nisma e re gjermane për Ballkanin

I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, ky proces ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumë-palëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia – për të rritur bashkëpunimin rajonal në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik, e për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit.

Ky cikël do të mbyllet me Samitin e Londrës në muajin korrik, si shprehje e vazhdimësisë së angazhimit të Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit. Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit, mendojnë se procesi duhet të vazhdojë dhe për këtë qëllim, Gjermania ka propozuar formulën “Berlin Process Plus”.

Blloku i mëshon idesë së punës dhe rinisë së kualifikuar të këtyre vendeve, e cila po largohet drejt Shteteve të zhvilluara europiane, Amerikës e Kanadasë. Niveli i lartë i papunësisë në rajon, sidomos tek të rinjtë, e shqetëson Brukselin. Në Shqipëri, ai llogaritet të jetë 26.4 %.

Fluksi më i madh i një eksodi të tillë për vendin tonë, ishte në vitet 2014-2016 për shkak të mungesës së punës dhe përpjekjeve për një të ardhme më të mirë. Procesi i Berlinit tani shihet edhe si një mundësi për ta frenuar këtë fenomen.

Mendohet se krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, vendim që u mor në Samitin e Triestes, do të sjellë rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke kontribuar pozitivisht në pengimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: