Home / Politika / Basha: Rama, prokuror dhe gjykatës për të mbrojtur Tahirin

Basha: Rama, prokuror dhe gjykatës për të mbrojtur Tahirin

Lulzim Basha, në 27-vjetorin e themelimit të degës së PD në Fier, u shpreh se kjo parti është aleanca e vlerave më të mira të shqiptarëve.

“PD ka bërë sakrifica këto 27 vjet dhe i tillë ishte viti 2017. Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, sepse interesi ynë nuk është pushteti, por interesi i vendit dhe çdo qytetari”, tha Basha.

Kreu i PD ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Kryeministrit Rama se po mbron Saimir Tahirin.

“Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22-vjeçar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22-vjeçarin që ndërpreu jetën për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin. Menjeherë pas emërimit të Kryeprokurorit, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me çdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij”, tha Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: