Bota

Mattis: Ne ende bashkëpunojmë me Pakistanin, por duam hapa konkretë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis thotë se Pakistani ende është pjesë e rëndësishme e strategjisë së Azisë Jugore të SHBA-ve. Ai tha se në rast se Islamabadi ndërmerr hapa vendimtarë kundër militantëve talebanë dhe Hakkani, SHBA-të do të rifillojnë ndihmat për këtë shtet.

Mattis tha se Strategjia e Azisë Jugore, e cila është shpallur vitin e kaluar nga SHBA-të dhe formëson të ardhmen e operacioneve në Afganistan, ka nisur nga Pakistani e jo nga Afganistani.

Ai tha se ende janë duke punuar me Pakistanin lidhur me çështjen e Strategjisë së Azisë Jugore.

“Shumica prej jush e dini. Pakistani atje ka humbur më shumë ushtarë se i gjithë koalicioni i NATO-s, por me ta kemi mosmarrëveshje në disa çështje. Më së miri është që çështjet specifike të diskutohen në mënyrë speciale (të fshehur) në mënyrë që të merren rezultatet e dobishme”, thekson Mattis.

Ndërkaq në pyetjen e gazetarit nëse me përkeqësimin e marrëdhënieve me Pakistanin kanë shqetësime për çështjen e furnizimit të ushtarëve të SHBA-ve me pajisje nga toka, Mattis tha “Jo, në këtë aspekt nuk kam ndonjë shqetësim”.

– “Pakistani ka aftësinë për të përmbushur kërkesat e SHBA-ve”

“Ashtu siç e keni parë në deklaratën (e Departamentit Amerikan të Shtetit), kishte fjali ku thuhej se kemi shpresa (për Pakistanin). Tani nuk e kam përpara atë deklaratë por ne ende bashkëpunojmë me Pakistanin dhe nëse shohim hapa vendimtarë kundër terroristëve të cilët përbëjnë kërcënim për ne, po aq edhe për Pakistanin, ne i fillojmë përsëri ndihmat”, tha Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes nëse Pakistani ka kapacitet të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e SHBA-ve.

“Mund të them këtë se Qeveria e Pakistanit ka kapacitet që t’i bëjë ato gjëra që po përpiqemi t’i bëjmë së bashku. Pra, patjetër se po”, u përgjigj Mattis.

Departamenti Amerikan i Shtetit më parë njoftoi se ka pezulluar ndihmat në fushën e sigurisë për Pakistanin, përderisa ky shtet nuk ndërmerr veprime konkrete kundër militantëve talebanë dhe Hakkani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button