Politika

Rama thirrje Bashës: Triumfin e çeljes së negociatave jemi gati ta ndajmë me opozitën

Kryeministri socialist Edi Rama i ka bërë thirrje sot kreut të opozitës së djathtë Lulzim Basha, të bashkëpunojë për të mos ndikuar negativisht në çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, pasi në të kundërt vendi mund të ndodhë të bjerë në vakum. “I bëj thirrje Bashës: Nuk mundet dot opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces, ndërkohë që ne po punojmë intensivisht. Nuk është proces 100 përqind i sigurtë sot, por që garantohet në momentin e votimit. Jemi duke u marrë me disa anëtarë të cilët janë spektikë për shkak të çështjeve të tyre të brendshme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe që krijon justifik për të mos u marrë mund të kthehet në arsye për të na penguar” tha zoti Rama. Sipas tij “Është e paimagjinueshme që ata që duan të na bllokojnë ta gjejnë arsyen tek qëndrimi i opozitës. Thirrja nuk është thjesht për të larë gojën. Së bashku kemi një detyrë të ulemi për Shqipërinë për ta ulur në tryezën e çeljes së negociatave”.
Zoti Rama paralajmëroi se nëse çelja e negociatave nuk bëhet, mund të ndodh që Shqipëria të bjerë në vakum. “Nuk kemi ndërmend ta kthejmë në triumf partiak çeljen e negociatave, duhet të jetë triumfi i Shqipërisë dhe jemi gati ta ndajmë me opozitën bashkarisht, por opozita duhet të dëgjojë jo ne, por zërin e Shqipërisë sot” tha zoti Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button