Home / Kosova / Thaçi kërkon ratifikimin e Demarkacionit

Thaçi kërkon ratifikimin e Demarkacionit

Të hënën e ardhshme, më 15 janar, është thirrur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet projektligji për Demarkacion, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo për miratim në Kuvend.

Derisa Komisioni i ri Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare thotë se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve Kosova humb territor është Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili thotë se marrëveshja është e drejtë dhe ajo duhet të ratifikohet.

“Kushti i Bashkimit Evropian për Kosovën ka qenë i padrejtë, por edhe mosratifikimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës është i pajustifikueshëm. Prandaj, muaji janar është momenti i fundit që ne të gjejmë një konsensus dhe të ratifikojmë këtë marrëveshje. Vetëm atëherë i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi për Indeksonline.

Thaçi së fundi pati deklaruar se çështja e demarkacionit nuk duhet vonuar më dhe se i duhet dhënë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të hapen rrugët e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: