Home / Politika / Protestat e opozitës, Kryemadhi: Rezistencë në të gjitha frontet

Protestat e opozitës, Kryemadhi: Rezistencë në të gjitha frontet

Rezistencë në të gjitha frontet, në çdo familje dhe në çdo shesh është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me kreret e LSI-së në rrethe.
Takimi u zhvillua në kuadër të organizimit dhe përgatitjes së protestave të paralajmëruara nga opozita në fund të dhjetorit.
“Të gjitha strukturat e LSI-së në këmbë kundër kryeministrit të drogës dhe varfërisë. Front i gjerë përballë rilindjes së vetmuar të lidhur me krimin”, ka thënë znj. Kryemadhi.

Një ditë më parë, znj. Kryemadhi tha se LSI dhe PD do të ndërtojnë një platformë politike me objektiv rrëzimin e Edi Ramës.

“Nuk bëhet fjalë për një protestë, por për një vazhdë protestash. Diapazoni i protestës është shumë i madh. Do ta organizojmë protestën në një mënyrë shumë dimensionale. Nuk ka të bëjë me një individ, apo një proces brenda parlamentit, por ka të bëjë me familjen shqiptare. Do të jetë një nga protestat e mëdha, por nuk do të jetë një protestë që do të fillojë dhe do të mbarojë. Nuk e kemi vendosur datën. Finalja do të jetë realizimi i objektivit me sukses. Por nuk është çështje çadrash. Bashkëpunimi me PD do të kthehet në një front bashkëpunimi politik, kjo është shumë e rëndësishme. Do të ketë një agjendë afatgjatë me objektiv të qartë, rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

Top Channel

Leave a Reply

%d bloggers like this: